Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri do nisë në 3 shtator, ndërsa sezonin 2022-23 numri i skuadrave pjesëmarrëse do jetë 14. Ndër skuadrat e së Parës, vetëm Burreli nuk ka zgjedhur ende trajnerin për sezonin e ri.
Largimi i Alert Alcanit pas një viti dhe kalimi i tij te Tërbuni ka bërë që matjanët mos nxitohen, teksa klubi po punon edhe për lojtarët e rinj. Një pjesë e futbollistëve do rinovojnë, me ekipin e të rinjve që pritet që furnizojë atë A.
Besimi te talentet duket filozofia edhe për përzgjedhjen e trajnerit të ri, me Burrelin që do duhet të nxitojë për plotësimin e stolit. Sipas informacioneve te “Shkodra Sport”, drejtuesit e klubit kane tentuar serish te bindin Samuel Nikajn, por duket se mes paleve nuk ka akord.
Trajneri shkodran qe e ka drejtuar edhe me pare kete skuader, eshte shume prane emerimit ne krye te Vellaznimit te Gjakoves dhe ne keto rrethana, tek Burreli duhet te mendojne per nje alternative tjeter per pankinen e tyre.