Gazetari sportiv Endri Çinari foli për deklaratën e klubit të Vllaznisë, konkretisht të drejtuesve kuqeblu të cilët para ndeshjes kundër Tiranës, bënë me dije që ultrasit kryeqytetas s’mund të futeshin në stadium për shkak të fjalorit të tyre fyes në rrjetet sociale.
Një situatë e paprecedentë në futbollin shqiptar, ku gazetari sportiv shkodran i mëshon faktit se drejtuesit nuk ditën ta organizonin atë takim. Çinari, e cilëson si autogol të drejtuesve në një kohë kur duhej bërë krejt e kundërta. I ftuar në emisionin “Studio Sport” të Gaspër Markut, ai tha:
“Kjo tregon që Vllaznia s’është e zonja për të organizuar një ndeshje. Po e them troç. U lejuan disa tifozë të vinin jo në mënyrë të organizuar. Ky është një autogol në portën e Vllaznisë pa filluar ndeshja nga drejtuesit kuqeblu. Tifozëria shkodrane ishte shembull.
Masat u morën në masën e duhur. Ndonjë sharje ka në çdo ndeshje. Në tribunën qëndrore kishte legjenda si Elvis Sina që ishte me familjen për të parë atë sfidë”.
Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Tirana përfundoi me shifrat 0-2 me gola të realizuar nga Redon Xhixha dhe Taulant Seferi./newsport/