Pas shume kohe pritjeje, me ne fund do te startoje sezoni i ri futbollistik dhe takimet e para qe do te luhen do te jene ato te kupes se Shqiperise.

Ne oren 13.30 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja Vllaznia- Devolli dhe ne fund te takimit do te mesohet edhe emri i skuadres qe do te kualifikohet per ne turin e dyte.

Kjo nga Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar skemen e Kupes sivjet duke e reduktuar numrin e ndeshjeve dhe tashme nuk do te kete me ndeshje vajtje- ardhje, por vetem nje teke dhe fituesi i saj vijon rrugetimin me tej.

Ne prag te nisjes se sezonit te ri, KF Vllaznia ka publikuar edhe posterin zyrtar te ekipit per sezonin 2020-2021 duke i uruar suksese atij.

Te gjithe tifozet kuqeblu shpresojne qe sivjet te kete nje ecuri ndryshe te Vllaznise dhe tashme mbetet per t’u pare se çfare paraqitje do te beje ne ndeshjet zyrtare duke nisur nga sot.