Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin holandez.

Futbollisti i Çelsit, i cili është huazuar këtë sezon te Vitese shënoi golin e avantazhit për skuadrën në takimin e javës së shtatë kundër Vilemit në kampionatin holandez.

Pas një aksioni të gjatë, futbollisti i Shqipërisë kombinohet me shokun e skuadrës Manhoef dhe godet me të parën krosimin e hedhur drejt tij në minutën e 63-të duke e ndryshuar rezultatin në 1-2 për Vitesen.

Deri tani, Broja ka shënuar 4 gola në kampionatin holandez duke rritur pretendimet për të qenë në të ardhmen sulmuesi kryesor i Shqipërisë.