Skuadra shqiptare e Deçiçit te Tuzit ne Mal te Zi, vijon te jete surpriza e kampionatit fqinj. Edhe ne javen e 11-te ai ka arritur te marre nje rezultat pozitiv duke mundur me rezultatin 2-0 ne fushen e tij ekipin Iskra Danilovgrad.

Ne minuten e 39-te ka qene futbollisti Kristijan Vulaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin dhe nderkohe ne shtese ka ardhur nje 11-metersh per tuzianet qe eshte shnderruar ne gol nga futbollisti Roloviç.

Perfundimisht 2-0 per Deçiç qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje, vetem nje pike larg Buduçnostit te vendit te pare.

Ajo qe vlen per t’u permendur eshte se ekipi i shqiptareve te Malit te Zi me fitoren e sotme, ka arritur te siguroje te 11-tin rezultat pozitiv dhe eshte i vetmi ekip i Superliges malazeze nuk e njeh shijen e humbjes.

Ai ka arritur deri me tani te marre 5 fitore dhe 6 barazime, duke treguar se do te jene nje kundershtar shume dinjitoz i kampionatit dhe ka synime ambicioze per te qene ne mes ekipeve me te mira te tij dhe do te synoje pikesepari sigurimin e nje vendi per ne Kupat e Europes.

Edhe presidenti Pal Dreshaj pak dite me pare ne nje prononcim per “Shkodra Sport” e beri te qarte se sezoni i sivjet do te jete i veçante per Deçiç sepse ai nuk do te jete thjesht nje debutues./SHKODRA-SPORT.COM/