Ish-futbollisti i Tiranës, Shkëndijes dhe Kukësit, Olsi Teqja ka zbuluar jetën e tij në Francë pas kalimit nga verilindorët kategorinë e katërt franceze në verën e 2020-ës. Aktualisht pjesë e skuadrës Buve-Uaz, Teqja tregon karrierën, vendimin e tij për t’u larguar nga Shqipëria drejt Francës dhe planet se ardhmes.
“Le Parisien” i ka kushtuar një artikull 32-vjeçarit duke theksuar si majën e karrierës së tij përballjen me Milanin në fazën play-off të Ligës së Europës ku kuqezinjtë u kualifikuan lehtësisht me rezultatin total 7-0.
Ai e krahason Kategorinë Superiore me ligën e dytë të Francës. Më tej, Teqja shton se dëshiron të respektojë kontratën me Buve-Uazin dhe nëse gjërat shkojnë mirë, mund të qëndrojë edhe më tepër. Përballjen me Milanin, ai e konsideron si kujtimin më të bukur të jetës së tij.
“Përballja me Milanin – Po, jam një tifoz i Përballja me ta është kujtimi më i mirë i karrierës sime. Për ne ishte një arritje që të mundeshim 0-1 në Maqedoni nga një klub legjendar. Rasti solli që gjatë kontrollit anti-doping të takohesha me Xhakomo Bonaventurën (ish-mesfushor i Milanit, sot pjesë e Fiorentinës). Bisedova një orë me të. Mbetet një moment magjik për mua.
Kalimi nga Kukësi në Francë – Kjo zgjedhje ishte një surprizë e madhe në vendin tim. Askush nuk e kuptonte se përse duhej të largohesha nga Kategoria Superiore e Shqipërisë për në kategorinë e katërt në Francë.
Jeta e tij në Francë – Partnerja ime është volejbolliste e ekipit të Partizanit në Shqipëri. Sapo gjeti punë në aeroportin e Buvesë. Pashë se klubi i Buvesë kishte një ekip dhe infrastrukturë të mirë. Iu dhashë fjalën zyrtarëve të klubit.
Historia nuk përfundon këtu. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, partnerja e Olsi Teqja nuk u punësua dhe u kthye në Shqipëri.
“I dhashë fjalën klubit dhe firmosa për dy vite. Kam si qëllim t’i shkoj deri në fund kësaj aventure, edhe për më tepër kohë”, zbulon Teqja.
Ai kthehet në Shqipëri çdo muaj me avion. Distanca është 3 orë.
“Me situtatën shëndetësore, gjithçka është ndërlikuar. Gruaja ime mezi vjen në Francë. Por, e përballoj një gjë të tillë”, tregon më tej njëri prej mbrojtësve më të mirë të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore.
Gjuha franceze – Dy herë në javë ai merr mësime për gjuhën frënge. “Ëshë e rëndësishme për mua të mësoj gjuhën. Gjatë stërvitjes më ndihmojnë dhe shokët e ekipit, sidomos Roman Elie, Florian Pinto dhe Eduardo Rodrigo, i cili flet dhe anglisht.
Trajneri i tij, Sebastian Deili vlerëson aspektin e fortë fizik të Teqjas.
“Po kërkonim një lojtar me përvojë dhe profil teknik. Është një mbrojtës i fortë dhe i zoti në rikuperimin e topave. Mbi të gjitha, ka shumë vlera njerëzore. E kuptojmë se ai dëshiron që t’ia dalë këtu”, shprehet trajneri i Buvesë.
Kategoria Superiore – Është një kampionat shumë i mirë, megjithëse është pak i panjohur në Francë. Për mua, është në të njëjtin nivel me ligën e dytë franceze. Të gjithë mbrojtësit e zgjedhur të kombëtares luajnë në Serinë A italiane. Prandaj dëshirova të provoja fatin tim në Francë. Është e vetmja rrugë për të ecur përpara”, rrëfehet Olsi Teqja për ” Le Parisien”.