Pas fitores javen e kaluar ndaj Studentit, Vllaznia e basketbollit te femrave ka pesuar humbje ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe ka zhvilluar pasditen e djeshme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit ndaj Partizanit.

Vajzat kuqeblu pavaresisht perpjekjeve te tyre jane mundur ne shifrat 66-81, por duhet thene se perballe ka patur nje ekip shume te mire i cili vetem pak dite me pare u shpall fitues i Liges Unike, ne rradhet e te cilit ka edhe disa lojtare te huaja.

Ndeshja ne fakt ka nisur e barabarte dhe kete e tregojne me se miri shifrat 20-20 te fiksuara ne fundin e periodes se pare. Madje kjo gje do te vazhdonte edhe ne te dyten qe do te fitohej 11-10 nga Vllaznia qe kesisoj shkon me nje pike avantazh ne pushimin e ndeshjes.

Por vetem kaq. Partizani “zgjohet” ne perioden e trete te cilen e fiton me rezultatin 26-18 dhe me pas edhe te katerten 25-17 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 81-66.

Per Vllaznine pikeshenuesja me e mire ka qene Ingrid Dashja me 18 pike te shenuara e pas saj Bernada Rreshpja me 15, Melida Hykaj me 13 dhe Anisa Bokrina me 12 pike.

Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia vazhdon te mbaje vendin e katert ne renditje me 21 pike duke qene brenda objektivave te saj per zonen play-off./SHKODRA-SPORT.COM/