Pas trajnerit Alert Alcani edhe kapiteni Kledi Dibra duket shume optimist per nje mbijetese te Beselidhjes ne kategorine e pare ne fund te ketij sezoni. Shanset jane gjithnje e me te vogla, por ne Lezhe kane besim se mund t’ia dalin. Nje besim qe vjen tek perberja qe ka skuadra e cila e tregoi edhe javen e kaluar ndaj Skenderbeut se mund te rivalizoje si e barabarte me çdo skuader, qofte kjo edhe pretendente.

Duke folur per mediat kapiteni shkodran i Beselidhjes eshte shprehur keshtu ne prag te ndeshjes se rradhes, asaj me Burrelin ne transferte, per te cilen eshte shprehur: “I jemi afruar vijes fatale dhe renia eshte kaq prane. Shansi i fundit per te mbajtur gjalle shpresat eshte ndeshja ne Burrel.

Nese ia dalim ne “Liri Ballabani”, mendoj se me pas gjithçka do te kthehet ne favorin tone. Pse e them kete? Mjafton te shohesh kalendarin ne vazhdim teksa sheh qe direkt kemi dy ndeshje rradhazi ne shtepi, fillimisht me Tomorin e me pas me Luzin dhe besoj se ne Lezhe llogarite do t’i bejme ndryshe.

Edhe pse Burreli momentalisht ndodhet ne zonen e sigurise, diferenca e pikeve e penalizon. Nje humbje ndaj nesh, e zhyt edhe ate ne krize. Me kete dua te them se kjo perballje do te jete nje finale e vertete. Ne po punojme fort per ta kaluar me sukses kete perballje ndaj matjaneve.

Beselidhja nuk e meriton kete gjendje ku ndodhet aktualisht, por ky eshte realiteti tashme. Sidoqofte ne do te tentojme deri ne fund per ta ndryshuar kete gjendje dhe shpresoj shume tek ekipi”./SHKODRA-SPORT.COM/