Ditën e sotme, janë luajtur pesë ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë. Në stadiumin “Liri Ballabani” u zhvillua ndeshja midis Burrelit dhe Tërbunit.

Te dyja skuadrat e kanë mbyllur këtë sfidë me barazimin 1-1. Të parët që shënuan ishin miqtë, të cilët realizuan në minutën e 59’ falë Saliaj, teksa Hasa barazoi rezultatin në minutën e 87’.

Duhet theksuar se ka qenë një ndeshje që nuk mungoi loja e bukur, me pukjanët që ishin të pafatë, të cilët ishin pranë fitores në një fushë të vështirë si ajo e Burrelit.

Tërbuni, i cili tashmë siç dihet, drejtohet nga një figurë e njohur e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, si Elvin Beqiri, u paraqit me formacionin e tij më të mirë, por në fund matjanët arritën që të shënonin dhe ndeshja të mbyllej në barazim.

Pukjanët janë një ekip me një grup të konsoliduar, teksa deri më tani kanë dëshmuar se mund t’i hapin punë çdo ekipi, veçanërisht në Pukë, aty ku kanë marrë 5 barazime, 3 fitore dhe vetëm një humbje ndaj një skuadre pretendente, siç është Erzeni.

Një detaj tjetër mjaft interesant që bie në sy, është edhe fakti, që me pukjanët luajnë pesë futbolliste qe kane qene pjese e Vllaznise apo e Akademise Vllaznia me pare. Tashmë, përveç trajnerit Beqiri, lojtarët e tjerë që aktivizohen janë Samet Ruqi, Alsid Tafili, Serdar Zagani, Ardit Hoxhaj dhe Denis Miloti. Me sa duket, trajneri Beqiri ka ndërtuar një “mini-Vllazni” tek Tërbuni.
Maringlen Zhivani