Tërbuni po mendon për ndeshjen e rradhës me Vorën që do të luhet të shtunën në transfertë. Tekniku shkodran, Elvin Beqiri, në këtë ndeshje të kësaj jave, do të ketë të gjithë grupin në dispozicion.
Kështu, në prag të kësaj sfide, spikasin rikthimet e tre lojtarëve titullarë, të cilët munguan kundër Lushnjës javën e kaluar, për shkak të kartonave të marrë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Vilson Lila, mesfushorin Donald Saliaj dhe sulmuesin Albers Keko.
Megjithatë, pukjanët janë një ekip me një grup të konsoliduar dhe do tentojnë të bëjnë mirë në ndeshjen ndaj Vorës, teksa pas javës së 16-të, Tërbuni ndodhet në vendin e shtatë me 25 pikë.
Maringlen ZHIVANI