Terbuni i sezonit te ri ka vendosur te jete ndryshe dhe si rrjedhoje ka pesuar shume ndryshime ne organiken e tij. Per kete arsye, çdo dite me skuadren pukjane prezantohen lojtare te rinj, nderkohe qe sot ka ardhur momenti edhe per te larguar futbolliste.
Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ne njoftimin e klubit te Terbunit diten e sotme per largimin e disa futbollisteve, nga 9 prej tyre, plot 7 jane nga Shkodra e Kopliku.
Jane pikerisht ato lojtare qe kontribuan maksimalisht sezonin e kaluar per ta ngjitur kete skuader nga kategoria e dyte ne te paren, por tani per ta duket se nuk ka vend.
Ne njoftimin e sotem te klubit pukjan ka falenderuar per kontributin e dhene edhe futbollistet shkodrane Fation Marku, Saimir Hyseni, Izmirald Osmani, Albert Mila, Arbjas Hasani, Denis Çokaj e Sedah Rahova.
Keto largime vijne ne nje moment kur ne pankinen e Terbunit eshte ulur trajneri shkodran Elvin Beqiri qe shumicen e ketyre lojtareve edhe i njeh nga afer. Megjithate, kete here mund te mos kete vendosur ai./SHKODRA-SPORT.COM/