Jetmir Topalli nuk mundi të lërë gjurmë të thella në Superligën e Turqisë dhe këtë verë është detyruar të bëjë një hap pas, duke firmosur në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi ka lënë Malatyaspor pas një sezoni, kur luajti në 17 ndeshje dhe shënoi dy gola, për t’u bashkuar me të tjerë shqiptarë në Stamboll, ku ka firmosur me Istanbulspor.

Kështu, ai i bashkohet Valon Et’hemit, Kristal Abazajt dhe Eduart Rrocës në klubin e njohur. Nuk bëhet ende me dije vlera e paguar për Topallin, por vetë ai ka firmosur për plot 5 vite.

Sulmuesi 23-vjeçar spikati te Ballkani i Ismet Munishit dhe arriti të kapërcejë në Superligë. /abcnews/