Nga Maringlen ZHIVANI
Ekipi i Tërbunit ka arritur të marrë tri pikë tepër të vlefshme në transfertën e vështirë të Koplikut, duke mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1 skuadrën vendase të Veleçikut.
Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën pukjane në këtë sezon, e cila vjen pas disa paraqitjeve pozitive, ku ekipi ka treguar lojë të bukur, karakter dhe shpirt gare, pavarësisht rezultateve të mëparshme.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur Tërbuni kaloi në avantazh falë një 11-metërshi, të cilin Buçi e ekzekutoi me shumë qetësi dhe saktësi, duke i dhënë epërsinë skuadrës pukjane.
Në pjesën e dytë, Veleçiku kërkoi barazimin, por Tërbuni mbrojti avantazhin. Në fund, rezultati 0-1 mbeti i pandryshuar, duke vulosur një fitore të merituar për ekipin pukjan.
Rezultati përfundimtar:
FK Veleçiku 0–1 FK Tërbuni
Shënues: Buçi (11-metërsh)







