Terbuni i Pukes ka bere detyren dhe e ka fituar ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit duke siguruar perfundimisht fazen play-ff te tij.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes, vendasit kane fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit te Korabit.

Ata kane shenuar nga nje gol per secilen pjese loje. Ne te paren ka qene Mezini qe ka kaluar ne avantazh pukjanet, ndersa ne te dyten ka qene ish- futbollisti i Akademise Vllaznia Anderson Filipi ka shenuar edhe golin e dyte duke mbyllur ndeshjen.

Me fitoren e sotme, Terbuni eshte ngjitur ne kuoten e 47 pikeve duke siguruar vendin e peste dhe fazen play-off te kampionatit. Objektivi i tij padyshim qe do te jete te luftoje deri ne fund per ngjitjen ne Superlige.