Në një duel mes dy ekipeve pretendente dhe kur pritej qe të merrte revansh, Luzi 2008 është mundur në fushën e vet nga Tërbuni i Pukës rival. Madje me rezultatin 0-2 në favorin e skuadrës pukjane që ka në stol një emër mjaft të njohur si Edmond Dalipi.

Golat e Milotit dhe Gjokës kanë bërë që skuadra pukjane të hedhë një hap të sigurt dhe të shohë edhe për më shumë nga kreu duke qenë se gara ka hyrë në një fazë interesante.

Ndërsa Luzi duket se ka pësuar një disfatë që nuk e priste. Pukjanët në pjesën e dytë të garës janë një ekip më kompakt dhe synimi është që të paktën të kapin vendin e dytë.

Kjo sepse vuajtën shumë në fillimin e kampionatit edhe nga fakti se hasën probleme me shumë lojtarë jashtë qarkut dhe trajnerit Edmond Dalipi i është dashur që ta ribëjë skuadrën në emergjencë. /vipsport.