Pavaresisht deklaratave te Oltion Kernajes se eshte ende nen kontrate dhe prandaj vazhdon te jete ai ende trajner i Terbunit, ne fakt ne Puke jane duke punuar per gjetjen e zevendesuesit te tij.
Kryebashkiaku, njekohesisht presidenti i Terbunit Gjon Gjonaj, mesohet te kete nisur edhe kontaktet me trajnere te ndryshem por ende nuk ka vendosur se kush do te jete timonieri i ri i kesaj skuadre.
Emrat qe perfliten jane disa duke nisur nga Igli Allmuça, Gentian Stojku e ndonje tjeter. Por nderkohe emri me i ri qe qarkullon ne ambjentin sportiv pukjan eshte ai i nje trajneri shkodran.
Behet fjale per Kujtim Shaben. Ky i fundit ka shprehur deshiren per te marre drejtimin e kesaj. Ai ka premtuar se me 2-3 perforcime, mund t’ia dale ta shpetoje Terbunin nga renia prej kategorise duke arritur kesisoj objektivin qe ajo ka.
Megjithate ende nuk ka asgje konkrete ne kete drejtim. Shaba ka nje eksperience ne drejtim ngaqe ka punuar tek Akademia Vllaznia por edhe tek Ada dhe gjithashtu ka eksperience edhe si drejtues dhe duke qene se e njhe mire futbollin shqiptar, mund te arrije ta shpetoje kete skuader, ndonese per momentin ndodhet ne pozita jo te mira ne renditje.
www.shkodrasport.com