Ka mbi 10 vite qe jeton ne Shkoder dhe kuptohet qe ndjehet e lumtur per ate çfare i ka dhene Vllaznise, por edhe ka marre prej saj. E kemi fjalen per futbollisten Luçije Gjini e cila eshte nje emer i cili tashme ka kontribuar ne shkrimin e historise se futbollit te femrave ne vendin tone.

Eshte nga Durresi, por shumekush mendon se eshte nga kryeqendra e Veriut sepse te gjithe e njohin si futbollisten e Vllaznise e cila ka spikatur me lojen dhe golat e saj. Nje lojtare polivalente qe ben çdo detyre qe i ngarkohet nga trajneri dhe kurre nuk thote “jo”.

Gjini nderkohe sot para nisjes me ekipin kombetar per ne Ulqin ku do te grumbullohen per disa dite, ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku ka folur per eksperiencen e jashtezakonshme te kaluar kete sezon me pjesmarrjen ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes dhe perballjet ndaj ekipeve si Real, Çelsi e Gjini.

Ajo njekohesisht ka folur edhe per objektivin e ketij sezoni, fitimin e titullit te 10-te kampion rradhazi dhe vendosjen e yllit ne fanelle. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone te lojtares qe ka luajtur 174 ndeshje me fanellen e Vllaznise ne kampionat dhe ka shenuar 83 gola:


– Luçi, si e perjetuat aventuren europiane kete sezon duke luajtur deri ne fazen e grupeve dhe duke u ndeshur me ekipe si Real, Çelsi e PSG?

E kam perjetuar ashtu siç perjetohet çdo sukses i arritur qe ka qene nje qellim dhe enderr per shum vite, e qe tashme u be realitet. Emocionet ishin te papershkrueshme. Ky sukses eshte fale punes se palodhur i te gjitheve, perfshire vajzat, stafin drejtues, teknik dhe ate mjekesor.


– E kishit çuar ndonjehere ne mend se do te arrinit te luani deri ne keto nivele?

Eshte punuar çdo vit qe ekipi yne te arrije ne keto nivele dhe ky sukses nuk eshte se ka ardhur ne menyre te papritur sepse dhe dy here te tjera kemi qene pjese e 32 ekipeve me te mira te Champions Leagues. Kishim vite qe luftonim dhe ngjisnim shkallet drejt ketij suksesi.


– Nje eksperience e tille do te mbese gjate ne mendjen tuaj?

Eshte nje eksperience qe nuk te vjen shpesh ne jete dhe ne patem fatin ta perjetojme per here te pare, gje e cila na bene krenare dhe njekohesisht na motivon qe te punojme akoma me shume.

– Do perseritet serish?

Duke qene se ne e perjetuam njehere, do bejme te pamunduren dhe maksimumin qe te arrijme perseri ne keto nivele dhe me lart.

– Prej shume vitesh pjese e Vllaznise. Pse jeni lidhur kaq ngushte me te?

Sepse Vllaznia eshte nje Familje e Madhe dhe une jam pjese e saj dhe ajo eshte pjese e imja.


– Dhe do te vazhdosh te jesh edhe per shume kohe pjese e kesaj skuadre?

Po dhe me shume kenaqesi.


– Besoj se ke dale ne nje konkluzion nga kjo eksperience e gjate, se pse dominon Vllaznia ne Shqiperi?

Konkluzioni i vetem eshte se tek Vllaznia punohet çdo dite dhe ne çdo aspekt.


– Do vazhdojne sukseset e saj?

Normal qe do vazhdojne sepse sukseset kane qene, jane dhe do jene objektivi yne.

– Dhe synimi i rradhes, titulli i 10-te kampion e ylli ne fanelle?

Patjeter, ky eshte objektivi i rradhes per periudhen ku jemi, fitimi i kampionatit dhe vendosja e yllit ne fanelle, gje qe eshte historike dhe e veçante sepse per 10 vite rresht eshte fituar kampionati qe rralle here ndodh tek ndonje ekip ne ndonje vend tjeter.


– Çfare eshte tani Vllaznia per Luçije Gjinin?

Gjithcka qe nuk e kisha menduar ndonjehere.
Intervistoi: Gjergj KOLA