Tërbuni ka marrë humbjen e parë pas dy ndeshjes, në javën e 25-të të kampionatit të Kategorisë së Parë. Pukjanët ranë ndaj Besës, që shënuan dy herë në fundin e ndeshjes.

Ekipi i Tërbunit e nisi ndeshjen me këtë formacion: Demi, Peqini, Mezini, Lila, Ruqi, Metani, Tafili, Saliaj, Baholli, Keko dhe Peqini, ndërkohë që në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Filipi, Lilaj, Hysa dhe Tei. Kujtojmë se, ekipi pukjan drejtohet nga trajneri shkodran Elvin Beqiri.

Pas mbylljes së kësaj jave, Tërbuni renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, me 38 pikë. Ndeshja e rradhës për pukjanët është ajo në shtëpinë e tyre ndaj Besëlidhjes.

Maringlen ZHIVANI