Një afrim i ri te ekipi i Tërbunit është zyrtarizuar së fundmi. Bëhet fjalë për pukjanin Ndrec Pepa, të rritur në Itali, i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Adriatikut.
Sulmuesi është vënë tashmë nën urdhrat e trajnerit Anxhelo Suta, duke nisur menjëherë përgatitjet me ekipin.
Pepa ka hedhur firmën për skuadrën e vendlindjes dhe ka shprehur kënaqësinë që është bërë pjesë e Tërbunit.
Tërbuni, në dy ndeshjet e para të fazës së dytë, ka arritur të marrë vetëm dy pikë, një bilanc që konsiderohet i pamjaftueshëm për një ekip me pretendime. Për këtë arsye, fokusi është tashmë te ndeshjet e radhës, ku kërkohet reagim i menjëhershëm.


