Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore me 8 gola në kampionat kundër Maincit.
Kejn me shokë nuk patën mëshirë për skuadrën e talentit shqiptar, Brajan Gruda, duke shënuar plot 8 herë në portën e mbrojtur nga Zentner, me sulmuesin anglez që realizoi një tripletë dhe shkoi në kuotën e 30 golave në kampionat.
Në sfidat e tjera, Lajpcig mundi 2-0 Darmshtadin e Gjasulës, Augsburgu triumfoi 1-0 përballë Haidenhaimit, ndërsa Mëshengladbah barazoi 3-3 me Këlnin.
REZULTATET:
BAJERN 8-1 MAINC
Kejn 13′, 45+7′, 70, Goretcka 20′, 90+2′, Myler 47′, Musiala 61′, Gnabri 66′ / Amiri 31′