Ne mungese te nje miqesoreje ndaj Kastriotit e cila u anullua nga ky i fundit, stafi teknik i ekipit te Vllaznise kane vendosur qe ate ta zevendesoje me nje test kontrolli brenda familjes.
Skuadra shkodrane ne fakt nuk ka qene e plote ne kete perballje per shkak te jo pak mungesave ne rradhet e saj dhe si rrjedhoje ishte plotesuar me lojtare nga ekipi U21, por edhe ai U19.
Ne fund ka fituar ekipi i pare me rezultatin e thelle 6-1 ku mbi te gjithe ka spikatur ne rradhet e tij sulmuesi brazilian Bruno Gomes qe ka shenuar nje tregolesh ne kete takim duke treguar edhe njehere tjeter se po e rikap formen e tij pas demtimit qe kaloi.
Tre golat e tjere per ekipin e pare jane shenuar nga Matias Lloci, Kevin Dodaj dhe Ardit Krymi. Nderkohe golin e vetem per ekipin e dyte e ka shenuar 18 vjeçari i ekipit te te rinjve Klajti Halili./SHKODRA-SPORT.COM/