Ishte paralajmëruar prej ditësh një ndeshje kontrolli dhe ajo është organizuar sot. Bëhet fjalë për ish- futbollistë të Vllaznisë, apo lojtarë të ekipit B dhe atij U19 të cilët do të vëzhgoheshin nga stafi i ekipit të parë dhe nëse do kishte ndonjë element që do t’i shërbentë për ekipin e parë.
Dhe ndeshja e kontrollit e zhvilluar pasditen e sotme ne kompleksin “Zmijani” e ka dhënë efektin e vet. Emrah Fikaj nga dita e nesërme do t’i bashkohet Vllaznisë në stërvitje. Mesfushori ka qenë pjesë e ekipit B sezonin e kaluar dhe duket se ka bindur trajnerin Jonuz që dëshiron ta shohë për disa ditë në stërvitje.
Duket thënë se në ndeshjen e sotme të kontrollit janë provuar 22 futbollistë të cilët janë ndarë në dy ekipe.
Në ekipin A që kishte për kapiteni mbrojtësin Beci, ishte ky formacion: Qarri, Kola, Beci, S. Hyseni, Pali, Kulla, Hoti, Fikaj, Kovaçi, Gruda dhe Çoba.
Ndërsa ekipi B kishte këtë përbërje: Jukaj, Rrasa, Shema, Gallupja, Hysenaj, Dodani, Daija, Dyca, Kutureli, Lisaj dhe Mila
Ekipi A ka fituar me rezultatin 5-3. Autorë të golave për të kanë qenë Gruda 2, Kovaçi, Çoba dhe Fikaj. Ndërsa tre golat për ekipin B janë shënuar nga Lisaj 2 dhe Dyca.
Në ditët në vijim mund të ketë ndonjë test tjetër kontrolli për të evidentuar sërish ndonjë tjetër lojtar, ndërkohë që duhet thënë se Gocaj, Bardulla, Marku dhe Hajdari, ashtu siç ishin shprehur edhe më parë, nuk e kanë parë të arsyeshme të testohen dhe prandaj kanë munguar në këtë test.
© shkodrasport.com