Shkodra është djep futbolli e madje ka nxjerrë e vazhdon që të nxjerrë talente, si nga ekipet e akademisë, ashtu edhe nga ato private që marrin pjesë në garat zyrtare. Një prej tyre është edhe Amardildo Gjoni, i cili ka lënë të 16-tat dhe pak ditë më parë është provuar në Itali.

Gjoni, me një fizik për t’u admiruar, pore edhe me një teknik të lartë ka qenë pjesë, e madje edhe ka spikatur në “Akademia Ajaks Shkodër”.

Gjoni e ka kaluar me sukses testimin në Itali, ndërkohë që ai nuk është vënë re nga drejtuesit shkodranë, qoftë për ata afruar dhe për ta mbajtur në skuadrat e moshave duke qenë se është një lojtar me shumë perspektivë.

Gjoni, tashmë ka nisur një aventurë të re dhe është pjesë e skuadrës së Ligës së 5-të në Itali, Arçela, aty mu ai shpreson që të bëjë hapa në ngjitje në karrierën e tij që sapo ka nisur.

Pas Akile Ndrecës nga Shkodra që firmosi në ligën e katërt pak ditë më parë, tashmë është Gjoni që firmos në Itali, një tjetër shkodran i talentuar!/vipsport/