Kristiano Ronaldo u infektua me Covid-19 më datë 10 tetor dhe sot, 18 ditë më pas testet e nxjerrin ende pozitiv, duke përbërë një rast unik, pasi portugezi nuk ka patur në asnjë rast simptoma të virusit.
Pozitiviteti në teste e përjashtoi yllin e Juves nga ndeshja e sotme ndaj Barcelonës, çka i hoqi mundësinë të përballet edhe një herë tjetër me Mesin, diçka që nuk ndodh që nga viti 2018 në La Liga dhe nga 2011 në Champions League.
Portugezi sot ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku si gjithmonë duket në super formë dhe shkruan: “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forca Juve”. Më pas në seksionin e komenteve ylli i Portugalisë dhe Juventusit vendos të nxjerrë gjithë inatin e tij ndaj instancave mjekësore dhe testimit të tyre në seksionin e komenteve, duke shkruar: “PCR (testi për Covid-19) është broçkull e madhe”. /vipsport/