Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova: E filluam ndeshjen me protestë se është e habitshme që u...

Tetova: E filluam ndeshjen me protestë se është e habitshme që u dënova meqë thashë të vërtetën

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka theksuar se ekipi ka interpretuar mirë çdo taktikë loje që i kishte kërkuar në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ku mori fitoren e parë në kampionat për vitin 2026.

“Fillimi me largim topash? Ishte me diktimin tim, në formë proteste se nuk unë kam thënë të vërtetën dhe jam dënuar. Është shumë e habitshme. Por i takon të kaluarës tashmë, ajo që është bërë, është bërë.

Mendoj se ishte një ndeshje, në pjesën e parë ishim në zotërim më afër golit, menduam në pjesën e dytë të lironim pak hapësirat, të ishim më poshtë, te merrnim thellësi djathtas, nga ku erdhi goli. Pastaj zbritëm në bllok të ulët fare, me diktimin tim. Ana psikologjike e lojtarëve ishte jashtëzakonisht e dobët, kemi punuar më shumë në këtë aspekt këto ditë. Por më e rëndësishmja ishte fitorja dhe pikët.

Loja me Dajsinanin ishte vetëm për ritmin, Flamurtari kërkonte fitoren medoemos. Janë një ekip që luajnë një kundër një dhe siç e dimë kur luan ashtu, ti duhet të gjesh hapësira për të nxjerrë topin. Ishte në pjesën e parë që e punuam më mirë, shkoi topi te Bakajoko. Edhe në topin e dytë ishim aty.

Por pasimi ka qenë i gabuar se Albaneze që ishte më shumë në kontakt e mbante topin shumë e mund ta bënte me një takim në thellësi për Grudën e Selmanin. Po ta mbani mend në pjesën e parë doli Selmani, ajo ishte fiks si e përgatitëm. Në pjesën e parë ekzekutimi ishte i mirë, në pjesën e dytë Flamurtari me zëvendësimet prishi pak ekuilibrat dhe na krijoi pak vështirësi ndaj i kërkova ekipit të zbrisnim pak poshtë.

Sigurisht që goli erdhi shpejt, momenti do vinte, ndaj futëm Ruçin. Ndryshuam pozicionin me Albaneze. Menduam që trajneri kundërshtar e lexoi lojën që po luanim me Bakajoko, ndaj menduam të kemi një armë plus. Sigurisht goli erdhi shpejt, u bë më së miri. Por ishte pjesë që të ishim në tranzicion, se në një kundër një mund të marrësh hapësirat boshe.

Lëvizja e Albaneze ishte vetëm për pasimin, se edhe Ruçi vjen nga dëmtimi, nuk ishte në formën më të mirë sot, se është me qepje në kokë. Por jam i kënaqur nga ajo që bëri se normalisht ai ka mësuar gjëra të tjera në pozicionin ku luan. Por nuk është shfajësim se në një skuadër që të ecë përpara, duhet të kesh në kokë edhe çfarë bën shoku i skuadrës.

Bakajako ka dy vite këtu, i di më mirë detyrat. Por pastaj çdo gjë është me inidicie nga klubi se Bakajoko është në fundin e kontratës dhe unë do të shikoj lojtarët që do të kem të pranishëm edhe vitin tjetër”, tha Tetova për RTSH as ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments