Ish-lojtari i Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, në një intervistë për britaniken “The Mirror”, është rikthyer pas në kohë, duke kujtuar aventurën te “Djajtë e kuq”.
Ai u shpreh se karriera e tij do të kishte një ecuri tjetër, nëse Mojes do vazhdonte ta drejtonte Mançesterin.
Januzaj pranon se me ardhjen e Van Gal te Mançester Juanjtid, karriera e tij filloi të merrte për poshtë, prandaj u detyrua të largohej nga “Djajtë”.
“Van Gal nuk më la shumë hapësira për të menduar se mund të kisha të ardhme aty. Isha i ri dhe si i tillë, trajneri duhej të më linte të luaja i qetë dhe të më besonte.
Fatkeqësisht, Van Gal nuk e bëri këtë, duke ma vështirësuar shumë sezonin.
Ndryshe isha me David Mojesin, pasi ai më besoi që në fillim dhe më jepte mundësi të luaja. E kuptova që me ardhjen e Van Galit karriera ime nuk po progresonte më, kuptova që ai ma “vrau” karrierën.
Jam në një moshë të re dhe besoj se kam ende shumë për të dhënë”, – ka thënë Janzuaj.
Andan Januzaj u kërkua për shumë kohë nga Kombëtarja kuqezi, madje vetë tifozët ishin ata që morën një nismë, por që u anashkalua nga futbollisti, i cili zgjodhi Belgjikën.
Aktualisht, 23-vjeçari aktivizohet me ekipin e Real Sociedadit në Spanjë. /Vipsport/