Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova ironizon rivalin pas barazimit: Elbasani ishte me 4 portierë sot

Tetova ironizon rivalin pas barazimit: Elbasani ishte me 4 portierë sot

Edhe pse u gjendën në disavantazh të dyfishtë, Egnatia ia doli të barazojë kundër Elbasanit në shtëpi, 2 – 2. Të paktën, kampionët evituan humbjen dhe ruajn diferencën me verdheblutë në tabelë, +3 pikë. Pas ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova foli për mediat:

“Largimi i Ndrecës? I uroj suksese, sepse është drejt fundit të karrierës. E pamë të arsyeshme që i erdhi një kontratë e mirë dhe bëmë tolerim. Në pjesën e parë ishim shumë të nxituar te topat vertikal.

E kishim planifikuar me Grudën, por morëm tranzicion, ku Elbasani ka pikën më të fortë. Për këtë arsye, erdhën të dy golat e pësuar. Kishim përgatitur lojën që ta ftonim Elbasanin, sepse ata nuk bëjnë presion lart.

Mendoj që pjesën e parë në dy momente kemi marrë tranzicione. Kemi luajtur shumë herë me dendësi lojtarësh në vertikalizim. Në pjesën e dytë, mbrojtja mori goditje te goli.

Është alarm që të gjithë mbrojtësit ishin në mesin e fushës, sidomos në golin e parë. Elbasani sot ishte me 4 portier në portë. Largimet? Përderisa presidenti mendon kështu, ne jemi të detyruar të gjejmë zgjedhje”.    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments