Kategoria e parë është futur në fazën më të nxehtë të saj, teksa tashmë skuadrat kanë nisur të bëjnë edhe “kalkulimet” e tyre për arritjen e objektivave. Pas 15 javësh kampionat të zhvilluara deri tani, Besëlidhja renditet në vendin e fundit me 13 pikë.
Leshjanët janë shumë larg synimeve të fillim sezonit dhe tashmë pas 15 javësh rrezikojnë edhe mbijetesën. Plot 15 vite kanë që ndodhen larg Superiores, me skuadrën që nuk ia ka dalë të sigurojë ngjitjen në Superligë
Sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, por këtë sezon Besëlidhja rrezikon seriozisht edhe rënien në Kategorinë e Dytë. Pavarësisht pozicionit aktual, tek skuadra ka optimizëm se do ia dalin të mbijetojnë.
“Malorja” për ta ka nisur, pasi edhe përballjet e ardhshme janë të vështira, ku “lufta” për 3 pikët sa vjen dhe shtohet. Ardhja e trajnerit Artan Bano në krye të saj ka sjellë optimizëm, por kjo nuk mjafton. Duhen pikët sepse vetëm ato sjellin shpresë.