Situata e termetit ne Turqi dhe ne Siri ka sensibilizuar pothuajse mbare boten per te ndihmuar sadopak financiarisht keto dy shtete per rimekembjen e tyre sa me pare te jete e mundur dhe poashtu edhe personat e mbijetuar.

Nje gjest te tille mjaft domethenes dhe bujar e beri edhe presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi, pak dite me pare, teksa te gjitha te ardhurat e duelit me Tiranen do te shkojne per ndihme ne Turqi dhe Siri.

Megjithate, nje tjeter nisme mjaft te bukur ka ndermarre edhe grupimi i tifozeve “Vllaznia Diaspore”. Ata ne bashkepunim me te gjithe futbollistet e ekipit shkodran kane nxjerre ne “ankand” per te shitur nje fanelle te Vllaznise me firmat e te gjithe lojtareve kuqeblu.

Oferta me e mire e paraqitur do te shkoje si donacion per Turqine dhe Sirine. Nje gjest mjaft special ky dhe bujar, qe padyshim ben krenar te gjithe Shkodren dhe tifozet e ketij qyteti. Megjithate, per me teper me poshte mund te lexoni edhe nismen e tyre te ndermarre nga njeri nga kryetaret e grupimit “Vllaznia Diaspore”, Kristian Baqli. /Maringlen ZHIVANI/

Ja çfare shkruhet konkretisht ne kete postim:

Miq mirmrama!

Tu pa situaten n’Turqi dhe n’Siri , tu marr shkas edhe prej gjestit t’bukur qe bani presidenti i Vllaznis , Alban Xhaferi, grupi jone VLLAZNIA DIASPORE, ka mendu nji menyre per ti ardh sado pak ne ndihme financiarisht personave te mbijetum.

Idese tone ju pergjigjen menjiher pozitivesht tan lojtaret e ekipit te Vllaznise. Gjithsecili prej tyne ka lan firmen e tij ne fanelen e Vllaznise. Fanelë qe me shum shanse do t’jet fanela e ekipit kampion kyt sezon. Do te jen kta lojtar qe kan lan autografin e tyne qe mas 20 vjetsh shpresojme te vejn yllin e shumpritun ne fanel.Nji fanele qe mund t’mbesin nji kujtim shum i bukur per at qe do ta marrin.

Kyt fanelë grupi jone do ta qesin ne “ankand” dhe oferta ma e mire do te shkojne si donacion per Turqinë dhe Sirinë.

*oferta do te fillojne prej 200€ e siper

(Perveç vleres se faneles kjo ‘nisme’ asht ba ma fort me i ardh ne ndihme atyne njerzve)

Te interesumt munden me kontaktu njenin prej administratoreve te grupit