Epoka e spanjollit Dani Carvajal në anën e djathtë të mbrojtjes së Real Madrid, duket se po i vjen fundi, me bordin e “galaktikëve”, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë, të paktën sipas mediave spanjolle.
Revista prestigjioze futbollistike “AS”, tekniku italian i madrilenëve, Carlo Ancelotti kërkonte “luzitanin” Joao Cancelo për pozicionin e Carvajal, por transferimi i këtij të fundit te Bayern Munich, i ktheu sytë e Real-it drejt të tjetër portugezi.
Më konkretisht, drejt anësorit të Manchester United, Diogo Dalot, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester United.
Marrëveshja aktuale e Diogos zgjat deri në vitin 2024 dhe Real Madrid ose mund të përpiqet ta blejë lojtarin verën e ardhshme për nën vlerën e tregut, e cila është 32 milionë euro ose të përpiqet të nënshkruajë atë si agjent të lirë një vit më vonë.