Vllaznia mbeti jashte Europes ne kampionat sepse ne ndeshjet e javes se fundit pati aleanca kunder saj. Ajo qe ra ne sy ishte tolerimi i Tiranes ne diten kur do te festonte titullin kampion, pikerisht ndaj Kukesit, per ta renditur kete skuader ne vendin e katert dhe per te shpresuar deri ne fund per nje vend ne Europe.

Por duket se jo te gjithe pjestaret e skuadres kukesiane kane qene dakord me kete skenar. Nga sa mesohet, ka qene vete trajneri Diego Longo qe nuk e ka dashur nje tolerim te tille te Tiranes dhe sipas tij, me mire ndeshja te humbej sesa te fitohej ne ate menyre.

Nje gje te tille e ka zbuluar “pa dashje” presidenti i Kukesit Safet Gjici. Pas akuzave te ashpera te nje dite me pare te trajnerit italian per menyren si funksiononin gjerat tek kjo skuader, ka ardhur edhe reagimi i numrit 1 te klubit

Gjici e ka quajtur longon mashtrues dhe njeri me probleme truri, por nder te tjera ne prononcimin e tij per “Panorama Sport” do te shprehej: “Longo jo vetem qe nuk i realizoi objektivat qe kishim, por ne ndeshjen e fundit me Tiranen nuk donte ta fitonte. eshte e çuditshme.

Pra, nje njeri kaq cinik, shpifes, akuzues per te tjeret, duke shperdoruar besimin e klubit dhe beme gjithe ato shpenzime, vetem e vetem qe t’ia plotesonim te gjitha kushtet”.

Por a ka trajner qe nuk e do fitoren e skuadres se tij? Sigurisht qe jo, por menyra si fitoi Kukesi ndaj Tiranes nuk i ka pelqyer Longos dhe prandaj nuk e ka dashur nje fitore te tille. Deklarata e sotme e Safet Gjicit ishte nje “autogol” i madh” per kete skuader por edhe per te tjerat qe luajten kunder Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/