Laçi e humbi 2-1 finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, pas 120 minutash lojë në “Air Albania”. Mbrojtësi Aleksandar Ignjatoviç nuk u aktivizua asnjë minutë, teksa pa nga pankina bardhezinjtë të humbisnin.

“Askush nuk mund të ma marrë buzëqeshjen”, shkruan në rrjetin social Instagram Ignjatoviç, i cili ka provuar dhe të jetë kapiten i ekipit. Nuk dihet kujt i drejtohet mbrojtësi që ka postuar foto i qeshur nga finalja e humbur me shkodranët.

Mbrojtësi serb u afrua te Laçi në verën e vitit 2019 teksa tashmë mund ta ketë humbur vendin e titullarit. 34- vjeçarit i mbaron kontrata në fund të qershorit dhe me shumë gjasa mund të mbetet lojtar i lirë pasi nuk pritet të rinovojë.

Raportet e tij me trajnerin Duro nuk duken te mira dhe si rrjedhoje, ai mendohet qe te mos rikthehet me tek skuadra kurbinase por do tentoje te gjeje nje ekip te ri per te vazhduar karrieren e tij.