Misioni i vetëm i Vllaznisë është fitorja ndaj Tiranës të dielën. Shkodranët do të presin kryesuesit e kampionatit në Loro Boriçi në orën 16:00 për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Një humbje do të ishte një goditje fatale për titullin me Tiranën që do të largohej +9 pikë larg.
Ekipi është mbledhur ditën e djeshme për të rikuperuar energjitë pas fitores me Kukësin dhe trajneri Josa e ka ndarë grupin në dy pjesë. Të parët janë titullarët dhe zëvëndësuesit që luajtën ndaj Kukësit të cilët kanë zhvilluar ushtrime të programuara në pishinë ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka vijuar normalisht në fushën stërvitore.
Sot do të nisin edhe përgatitjet e para për sfidën dhe lajmet e mira sa vijnë e shtohen. Bulatovic do të rikthehet me ushtrime të vogla sot ndërsa Boshnjaku dhe Latifi janë në gjendjen e tyre optimale dhe do të vijojnë normalisht stërvitjen.
Tre titullarë të rëndësishëm të kuqebluve të cilët kanë munguar për një kohë të gjatë. Mungesë e sigurt është ajo e mbrojtësit Juric që vijon rikuperimin./newsport/