Sulejman Starova, e quan të merituar fitoren e Vllaznisë në finalen e Kupës ndaj Laçit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova, deklaroi se ishte një ndeshje e bukur, ku në pjesën e të dyja skuadrat ishin të barabarta me lojë, ndërsa në të dytën, shkodranët ishin të pafuqishëm në sulm.

“Ishte një fitore e merituar ajo e Vllaznisë, por ishte një ndeshje shumë e mirë nga të dyja ekipet. Në pjesën e dytë, ra ritmi. Në pjesën e parë, ndeshja ishte shumë e luftuar. Dy golat e parë të sfidës, ishin edhe nga gabime të mbrojtësve. Ishte një ndeshje shumë e mirë e Kyrmit dhe e Gurishtës.

Laçi me sigurimin e Europës, është pak më ndryshe. Nuk mjafton që të luash më mirë se kundërshtari, sepse ajo gjuajtje e Adilit përfundoi në rrjetë, portieri mund të kishte reaguar më mirë.

Pjesa e parë ishte e barabartë me lojë. Në pjesën e dytë, Vllazninë e pashë të pafuqishme në sulm dhe vetëm me një gol si i Adilit mund të shënonin. Ky është një trofe shumë i rëndësishëm, por shpëtim i sezonit do thoja nëse e siguronin Europën nga kampionati”.