Jo vetëm rezultatet, por Kukësin e shoqëron edhe tersi i dëmtimeve.Në ndeshjen e djeshme ndaj Kastriotit mungoi Angelos Tafas, ndërsa bëri debutimin portieri Marvin Brozi.

Por pse nuk ishte Tafas në portë? “Panorama Sport” zbulon se në stërvitjen e fundit, pikërisht të shtunën, portieri titullar i Kukësit është dëmtuar rëndë në meniskun e gjurit.

Pas kontrollit që ka bërë ka rezultuar se Tafas duhet t’i nënshtrohet patjetër operacionit në gju.Kësisoj, në ditët e ardhshme portieri do të bëjë ndërhyrjen dhe tashmë është e sigurt që do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave.

Si ngushëllim për klubin është vetëm fakti që në këtë periudhë do të ndërpritet kampionati, por gjasat janë që Tafas të ketë mbyllur vitin dhe rikthimin i tij ndoshta mund të jetë në janar.

Tafas po kalonte një formë mjaft të mirë, pavarësisht se rezultatet e fundit të Kukësit nuk kanë qenë të