Egnatia është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të dytë radhazi. Pas sfidës, foli edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Mendoj që është një kualifikim shumë i cmuar për ne për mënyrën se si ndodhi ndeshja. E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, dy dëmtimet në pjesën e parë na i prishën ekuilibrat e ndeshjes. Kartoni i kuq i Aleksit na i prishi gjithashtu ekuilibrat.

Kontigjenti është për këtë kemi punuar, i kemi forcat për të dy trofetë. Tek një kemi arritur në finale, do ta tentojmë pse jo, për tjetrin do të jemi dinjitozë deri në fund. Sot kemi rrezikuar goxha ia kërkova unë skuadrës duke parë dhe entuziazmin e Vllaznisë, dëmtimet na nxorrën jashtë segmentit që bëjmë gjithmonë. Në pjesën e dytë morëm lojën përsipër, por pas kartonit të kuq u vështirësua loja.

E mendoja të vështirë se luanin dy skuadra që tentonin të shkonin në finale por përfituam nga entuziasmi i Vllaznisë, na bllokuan rrugëdaljet por pastaj mori një rrjedhë të mirë të skuadrës sime. Ndeshje e vështirë në fundjavë, luan e para më të dytën, kjo e sotmja kaloi. Të dielën na pret Vllaznia”, përfundoi Tetova për “MCN TV”.