Skuadra e tij eshte mundur sot me rezultatin 1-2 nga Tirana. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për Oversport pas humbjes kunder bardhebluve

.

“E kishim studiuar shumë mirë kundërshtarin. Shënuam të parët dhe gjithçka na shkoi mirë, por më pas lëshuam pak terren dhe nuk e kuptova pse. U ndëshkuam me një gol në pjesën e dytë, më mirë Mëllugja të kishte marrë karton të kuq, se sa e la lojtarin të shkonte te goli. Më vjen keq për djemtë, sepse dhanë gjithçka në fushën e lojës.

U treguam pak naiv në disa momente, sidomos te goli i dytë i Abazajt, por i tillë është futbolli. U bë e dyta ndeshje që pësojmë gol me devijim dhe nuk më vjen mirë. Kërkova vetë që skuadra të luante lart, edhe duke rrezikuar, sepse pas 2-1 nuk kishim më çfarë të humbisnim. Sot nuk ishte një ndeshje për t’u humbur, u vendos nga episodet.

Mendoj që nuk duhet të kishim lënë Abazajn të shkonte në zonë dhe lojtari ynë të bënte faull. Djemtë dhanë maksimumin dhe jam shumë i kënaqur me atë që pashë në fushën e lojës. Të mendojmë për ndeshjen e radhës. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës këtë sezon. na duhet vazhdimësi në rezultate që të arrijmë objektivat.

Rinovimi? Është vazhdimi i një projekti që ka nisur që në fillim të sezonit dhe besoj që sezonin e ardhshëm Egnatia do të jetë një skuadër shumë ndryshe. Mendoj që Egnatia është një nga 5 skuadrat më të mira të kampionatit, ka edhe 7 finale në kampionat dhe jemi në gjysmëfinalet e Kupës, jemi brenda objektivave”, ka thënë Tetova.