Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, mendon se fitorja 1-0 e skuadrës së tij ndaj Teutës ka qenë e merituar. Ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë dhe do të vazhdonte të luante në të njëjtën mënyrë futbollin e vet tipik, pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë.
“Normalisht është fitore e rëndësishme. Teuta ishte ekipi për t’u mundur se përderisa kishte 0 humbje. Mendoj që e merituam.
Në pjesën e parë, dhe një minutazh 15 minuta në pjesën e dytë, ishim shumë mirë në manovër. Deri në ndërrimin e Ruçit, me shumë lodhje prej kohës së shkurtër në ndeshje. Teuta nuk kishte çfarë të humbte pas 1-0 dhe e dinim që do të krijonte presion lart. E menaxhuam mirë, kishim mundësi ta dyfishonim me Buriç por nuk mundëm. Megjithatë, jam i kënaqur si shkoi ndeshja.
Zëvendësimet ishin nga energjia e konsumuar. Prita që të bënte ndërrimet e para Teuta dhe pashë që vuri lojtarë të merrte gjerësinë dhe isha i detyruar që të ndërroja skemën.
Unë kam këtë mënyrë lojë, kushdo të vijë të më mundë kështu, ose do fitoj a barazoj kështu. Egnatia do luajë kështu me mua. Sot numri 6 ishte Kryeziu, normalisht duhej të ishte pak më shpejt në manovër, por është në rrugë të mirë dhe e përgëzoj për lojën.
Të jem realist nuk më shqetëson goli, mua më shqetëson vetëm shpejtësia e veprimit në atë që kërkoj. Sigurisht ka ngërçe të vogla, kampionati është i gjatë, dita-ditës, nëse do të futemi të gjithë në punë, mendoj se gjithçka do të ecë mirë.
Votlai? Jo nuk jam penduar, jam por lojtarëve edhe kur kanë lëvizur i kam ndihmuar si me rastin e tij. Mendoj se ka një të ardhme të mirë përpara, por me një manovër të konsoliduar në mesfushë, kishte ngërçe për të që të luante para Aleksit apo Fernandos”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.







