Pas nje sezoni te mire me Vllaznia U21 ku kontribuoi qe ajo te shpallej kampione e Shqiperise, mesfushori Arjet Bizi ka vendosur qe te ndryshoje ambjent. Qe do te thote se ndonese ka ende moshen per te luajtur me kete ekip, ka preferuar te beje nje zgjedhje tjeter.

Prej pak ditesh ai eshte bashkuar ne stervitje me ekipin e Terbunit te Pukes duke u vene ne dispozicion te trajnerit Altin Xhahysa qe do ta drejtoje ate ne sezonin e ri.

Ne ditet ne vijim pritet edhe hedhja e firmes ne kontrate sepse akordi mes paleve eshte arritur. Ne kete menyre, organika e skuadres pukjane gradualisht po fillon te marre forme. Tashme edhe portieri Entoni Shkoza, po i Vllaznia U21 eshte bere pjese e saj.

Ashtu siç kane rene dakord per te rinovuar edhe mbrojtesit Samet Ruqi dhe Ardit Hoxhaj, ndersa ka ardhur edhe mbrojtesi tjeter Olsi Shema, ashtu si dhe sulmuesi Jurgen Gjini.

Terbuni i sezonit te ri ka nisur pune ne Shkoder qe prej fillimit te kesaj jave dhe organika e lojtareve po shtohet dita- dites. Kryebashkiaku- president Rrok Dodaj e ka bere te qarte se objektivi i tij do te jete rikthimi serish ne kategorine e pare te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/