Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransfermarkt rivlerëson futbollistët e Vllaznisë, rritje për 10 lojtarë dhe ulje për...

Transfermarkt rivlerëson futbollistët e Vllaznisë, rritje për 10 lojtarë dhe ulje për 9 të tjerë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, ka publikuar përditësimin më të fundit të vlerave në treg për lojtarët e Vllaznisë pas përfundimit të sezonit 2025-2026. Skuadra shkodrane ka regjistruar lëvizje të shumta, ku disa futbollistë kanë fituar terren në treg falë paraqitjeve pozitive, ndërsa të tjerë kanë pësuar rënie të vlerës.

Portieri Leon Pohls është një nga përfituesit më të mëdhenj të këtij përditësimi, duke kaluar nga 200 mijë në 300 mijë euro. Rritje kanë pësuar gjithashtu Elmando Gjini, i cili është i huazuar te kuqeblutë, Jasmin Celikovic, Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Cristian Dros, Klinti Qato, Ensar Tafili, Edon Murataj dhe talenti i ri Aris Ara, i cili ka trefishuar vlerën e tij nga 25 mijë në 75 mijë euro.


Nga ana tjetër, disa prej emrave më të njohur të skuadrës kanë pësuar ulje. Rënien më të ndjeshme e ka regjistruar Sherif Kallaku, vlera e të cilit ka zbritur nga 700 mijë në 550 mijë euro. Ulje kanë pësuar gjithashtu Kevin Dodaj, Aron Jukaj, Melos Bajrami, Eslit Sala, Bekim Balaj, Bismark Charles, si dhe Alexandros Kuros e Esin Hakaj, të cilët ndërkohë janë larguar nga klubi.

Pavarësisht disa uljeve individuale, përditësimi i fundit tregon se një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të Vllaznisë kanë rritur vlerën e tyre në treg, çka reflekton sezonin konkurrues të zhvilluar nga kuqeblutë dhe progresin e disa prej elementëve të rinj të skuadrës.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments