...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta "alergji” nga fitoret, merr barazimin e 9-të në këtë kampionat

Teuta “alergji” nga fitoret, merr barazimin e 9-të në këtë kampionat

Teuta ka regjistruar sot barazimin katërt radhazi në Superiore, duke humbur përsëri terren nga Partizani i vendit të parë e duke konfirmuar vështirësitë që ka ekipi në këto momente sa i përket fazës ofensive.

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Teutës dhe Kamzës e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila në minutën e 19-të pati shansit ideal për të kaluar në avantazh, teksa Kallaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Barazim i 4-t radhazi dhe i 9-të në kampionat për skuadrën durrsake që duket se ka “alergji” nga fitoren. Ndërkohë nga ana tjetër, Kamza e Ernest Gjokës, arriti të merrte një pikë të çmuar, duke barazuar Kastriotin.

Në sfidën e radhës, Teutë do të presë Kukësin e vendit të dytë, ndërkohë Kamza do të ndeshet ndaj krutanëve, në “finalen” e mbijetesës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.