Prej disa kohësh, Vllaznia tashmë ka edhe një tifoz special më shumë. Bëhet fjalë për një tifoze e cila nuk mungon në asnjë ndeshje të saj.

Bëhet fjalë për Dayanen, të fejuarën e sulmuesit brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior e cila prej dy muajsh ndodhet në Shqipëri dhe për asnjë moment, nuk e ka lënë vetëm të fejuarin as në ndeshjet që ai zhvillon.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme kur ajo ka qenë e pranishme sërish në tribunën e fushës “Reshit Rusi”. Madje, ka qenë e vetmja femër në tribunë por ajo duket se tashmë është mësuar me një gjë të tillë dhe nuk i bën përshtypje.

Pas momentit të shënimit të golit të dytë nga Junior, Dayane është hedhur përpjetë nga gëzimi dhe duket se është shansi i tij. Tek Vllaznia shpresojne qe me te fejuaren ne tribune, sulmuesi Junior te vazhdoje te shenoje sa me shume, per t’i dhene te tjera fitore ekipit ne menyre qe ai te arrije objektivin qe ka.
© shkodrasport.com