Tashmë është zyrtare, Erjon Vucaj është lojtari më i ri i Flamurtarit. Në fakt për mesfushorin është një rikthim pasi ka luajtur më parë në sezonin 2014-2015.

Vucaj është një emër i njohur në futbollin shqiptar ku ka luajtur me shumë skuadra të Superiores si Laçi, Kukësi, Tirana e Vllaznia ndërsa në Kosovë ka provuar aventurën 4-vjeçare me Dritën përpara se të transferohej në Mal të Zit e Decic në sezonin e fundit.

Një përforcim mjaft i rëndësishëm për trajnerin Emiljano Çela që do të ketë nën urdhërat e tij një fantazist me shumë eksperiencë dhe cilësi. 33-vjeçari është prezantuar me fanellën kuqezi dhe do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje./newsport/