Ish-kapiteni i Partizanit, Egzon Belica, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Rabotniçkit.

U përfol për një transferim të mundshëm të 32-vjeçarit te skuadra e Vllaznisë, por mbrojtësi e refuzoi këtë opsion duke zgjedhur Rabotniçkin.

Së fundmi Belica ishte pjesë e Prishtinës, teksa rikthehet në futbollin maqedonas pas plot 8 sezonesh, nga koha kur ishte pjesë e Shkëndijas së Tetovës.

Gjatë karrierës së tij, Belica e ka veshur edhe më herë fanellën e Rabotniçkit, bëhet fjalë për sezonin 2010-2011. Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Besës së Kavajës, Ohrid, Konkordias, Shkëndijas, finlandezëve të FC Inter, Rigës, Partizanit dhe Prishtinës.