Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka publikuar skuadrën e tij të ëndrrave, “Dream Team” me 11 lojtarët më të mirë në botë, sipas tij.

Nuk mungojnë surprizat, një ekip natyrisht me yje, më së shumti i përbërë nga milanistë, ndoshta kjo jo një rastësi, duke përfshirë në listën e rezervave edhe trajnerin aktual të kuqezinjve, Gattuso.

Në portë një legjendë si Gigi Buffon, në mbrojtje Thuram në krahun e djathtë dhe shoku i tij besnik Maxwell në të majtin, ndërsa në qendër dyshja Thiago Silva-Nesta.

Në mesfushë, Xavi luan si regjizor e në krah të tij janë Vieira e Nedved. Në sulm, natyrisht që është vetë Ibrahimovic e pas tij dyshja amerikano-latine e përbërë nga Messi e Ronaldinho./telesport/