Ndeshja Besa-Egnatia nuk do të kalojë lehtë, pasi Federata Shqiptare e Futbollit pritet që të nisë një hetim për atë që ndodhi në fushën e lojës, sidomos në pjesën e dytë, ku Besa përmbysi duke shënuar 3 gola përballë një skuadre mike që qëndronte inekzistente në fushën e lojës, e madje kulmi arritur kur penallti u humb dy herë nga Amarildo Dimo i rrogozhinasve!

Nga sa bëhet e ditur, nga burime zyrtare pranë FSHF-së, “Vipsport” ka mësuar se pritet ë të shihen pamjet filmike të saj sfidë, ndërsa do të thërriten edhe delegati dhe vëzhguesi i ndeshjes por edhe gjyqtarët që kanë gjykuar në atë sfidë.

Tashmë mbetet për t’u parë, nëse do të kalojë lehtë kjo sfidë, apo do të ketë masa nga ana e institucionit të futbollit, megjithatë kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Historia e hetimeve te tilla ne fakt nuk ka prodhuar asgje deri tani. Edhe ne ndonje rast qe FSHF me organizmat e saj ka dhene ndonje denim, ato thuajse kane qene qesharake.
© shkodrasport.com