Me fitoren e sotme ndaj Shënkollit, Vllaznia e ka çuar në shtatë pikë sërish diferencën me Erzenin e vendit të dytë. Kjo falë ndalesës ditën e djeshme të këtij të fundit pikërisht nga Veleçiku.

Ndonëse në pamje të parë duket se koplikasit kanë luajtur edhe për Vllazninë në këtë takim, në fakt ata kanë luajtur për vete sepse nuk kanë arritur objektivin e tyre.

Megjithatë në fund kanë gëzuar të dy ekipet, si Veleçiku ashtu edhe Vllaznia. Dhe për ta mbështetur këtë gjë, drejtori teknik i koplikasve Nuri Rexha shprehet: “Ka qenë një fitore e rëndësishme për ekipin tonë që tregoi grintë, karakter dhe cilësi në fushën e lojës. Më vjen mirë që kjo fitore i shërbeu edhe Vllaznisë, skuadrës për të cilën bëjnë tifo të gjithë malësorët.

Madje po jua them se fitorja jonë është dhurata më e mirë që Veleçiku i ka bërë Vllaznisë me rastin e 100 vjetorit të saj. Jemi të gjithë tifozë me këtë ekip, edhe unë personalisht futbollin e ka nisur me Vllazninë.

Ky ekip ka qenë krenaria e të gjithë Veriut dhe kuptohet që e kemi për kënaqësi t’i shërbejmë në njëfarë mënyrë, ndonëse e përsëris se Veleçiku në rradhë të parë luajti për vete në këtë ndeshje”.
© shkodrasport.com