Vllaznia mori një trepikësh me vlerë sot ndaj Shënkollit dhe e ka çuar sërish në shtatë pikë diferencën me Erzenin e vendit të dytë. Duke folur pas takimit të sotëm trajneri Hasan Lika është shprehur ka folur në lidhje me të por edhe me “nderin” që i bëri dje Veleçiku duke ndalur shijakasit.

“Një fitore e nevojshme për momentin. Arritëm të fitojmë falë një loje të mirë, pavarësisht se kundërshtari nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Përsa i përket fitores së Veleçikut, neve kemi kampionatin tonë, ato kampionatin e tyre dhe keshtu eshte.

Here perfitojme ne nga ndalja e kundershtarit dhe here kundershtari kur ndalemi ne. Secila skuadër lufton për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Por, kemi ndeshje të vështira në pjesën e mbetur të kampionatit.

Duhet përqëndrim maksimal, sepse edhe me një skuadër që nuk është në pozita të mira ishte e vështirë ti shënoje. Kemi kohën në dispoziçion për të rritur forcën e skuadrës.” – theksoi trajneri Lika.
© shkodrasport.com