Mbyllet pa gola dhe pa fitues një ndeshje e luftuar në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Kukësit. Të dyja skuadrat kanë harruar të fitojnë, pasi nuk e kanë provuar akoma shijen e fitores këtë sezon. Kukësi reziston në pjesën e dytë, ndonëse luan në inferioritet numerik. Teuta ka 2 mundësi ta arta në shtesë, por nuk arrin që të zhbllokojë dot këtë sfidë. Të dyja skuadrat duhet të presin akoma për fitoren e parë në kampionat.

Ne kete menyre, pavaresisht perpjekjeve te tyre, edhe pas ndeshjes se sotme problemet vazhdojne, megjithate kete here te dy trajneret “shpetuan”. Gega sepse nuk humbi dhe me shume mundesi do ta ruaje postin e tij, nderkohe qe Shkembi sapo ka nisur punen me skuadren dhe padyshim qe i duhet shume pune per ta çuar Teuten aty ku duhet.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Qirko, Marku, Idrizaj, Kuro, Kotobelli, E.Vila, L.Beqja, Karabeci, Boçi, Hebaj, L.Vila. Trajner. Bledi Shkëmbi

Kukësi: Tafas, Meksi, Ilieski, Ferreira, Ndreca, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Moraesh, Haxhiu, Zivokoviç, Giasi. Trajner. Skënder Gega