Një pikë diferencë ndaj Lacit është shjmë pak për të qëndruar i sigurt dhe sfida e kësaj të diele në “Niko Dovana” është jetike për Teutën që do të synojë të shkelmojë përfundimisht hijet e zonës polay-off.

Skuadra e Edi Martinit që një javë më parë u mopisht nga Partizani në Durrës, ka një tjetër test të vështirë përpara, kurbionasit me një trajner të ri dhe shumë uri për tu larguar nga zona e rrezikut e për të parë drejt katër vendeve të para që sigirojnë edhe biletën europiane.

Për sfidën me kurbinasit, në radhët e Teutës do të këtë rikthime të rëndësishëm, ku në mbrojtje pritet të jetë gati Goxha, që ka pasur një ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta sot në stërvitje.

Gjithashtu pritet të shihet dhe gjendja e mesfushorit Erando Karabeci, i cili nuk ia doli të ishte gati ndaj Partizanit, pas kishte probleme me shpinën. Shpresohet te rikuperimi i mesfushorit, pasi prania e tij është mjaft e rëndësishme.